Vdes shoku i fëmijërisë së Lutfi Hazirit, ja dedikimi i tij prekës

Me rastin e ndarjes nga jeta të Bekim Gudës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Guda, transmeton Mediafokus.info.

Në telegram thuhet:

“E dashura familje Guda,

Me trishtim e mora lajmin e ndarjen e papritur nga jeta të Bekimit, shokut tim të fëmijërisë.

E kam të zorshme ta pranoj se Beka nuk do të jetë më në mesin tonë.

Ai ka qenë njeri për lakmi në çdo aspekt. Humanist i madh, i ndjeshëm e shok përnjëmend. Pa e harruar, ekonomist i jashtëzakonshëm.

Familje e dashur Guda, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Ngushëllime edhe shokëve të gjeneratës, miqve e farefisit.

Lamtutmirë, dost!”./Mediafokus.info/