Vdes vëllai i Sabri Fejzullahut, ja dedikimi prekës
Këngëtari i njohur kosovar, Sabri Fejzullahu, ka njoftuar se vëllai i madh i tij ka ndërruar jetë, teksa ka bërë një dedikim prekës, raporton Mediafokus.info.
Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari, duke publikuar një fotografi ku shihet i përqafuar me vëllanë e madh.
“Shkove shpejtë abej! Do të më mungosh shumë. Të Zotit jemi, tek ai do të kthehemi! Shpirti yt u bëftë dritë”, ka shkruar ikona e muzikës shqipe./Mediafokus.info.

