Zyrtare: Nuk zhvillohet ndeshja Lincoln Red Imps – Prishtina  

Ndeshja Lincoln Red Imps – Prishtina, e paraparë të luhet sot nga ora 18:00, është pezulluar dhe nuk do të zhvillohet.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari kosovar, Arlind Sadiku, përmes rrjetit social facebook.

Ai konfirmoi nga burime zyrtare se dueli mes skuadrës nga Gjibraltari dhe asaj nga Kosova, i vlefshëm për parakualifikimet e Europa Ligës, nuk do të luhet.

Siç bëhet e ditur, arsyeja e pezullimit të ndeshjes është fakti se 8 futbollistë të ekipit kosovar kanë rezultuar pozitiv me “Coronavirus”.

FC Prishtina do të kthehet sot në Kosovë, derisa pritet edhe vendimi i UEFA-së./Mediafokus.info/