Vdes Xhemajl Shala, simbol i urtisë dhe punës së ndershme
Xhemajl Shala nga Poneshi i Gjilanit, me banim në Gjilan, ka ndërruar jetë. Ai ishte simbol i urtisë dhe i punës së ndershme.
Një jetë të tërë, si krah i vetëm i shtëpisë për shumë vite, derisa iu rritën fëmijët, Xhema punoi ag e terr me traktor, për të mbajtur familjen.
Veti të Xhemës ishin korrektësia, edukata dhe mirësjellja ndaj njerëzve.
Ai i përket epokës së plisbardhëve.
Njoftimin e kanë dhënë familjarët:
Të nderuar familjarë dhe miq,
ju njoftojmë se më datën 10/05/2021, në orët e hershme të mëngjesit, ndërroi jetë babai ynë Xhemail (Shabi) Shala.
Varrimi bëhet sot (e hënë) vetëm me praninë e familjarëve, po ashtu të pame nuk do të ketë, për shkak të gjendjes së pandemisë!
Me respekt, familja Shala!

