Vdesin dy pacientë me Covid 19

Dy paciente kanë vdekur në Spitalin e Pejës gjatë 24 orëve të fundit, të cilët dyshohet se ishin të prekur nga COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Pejës.

Një paciente ishte e moshës 78-vjeçare nga Komuna e Klinës e një e moshës 84-vjeçare nga Komuna e Pejës. Nga Spitali është njoftuar se pacientet kanë vdekur dje dhe nuk kanë qenë të testuara, por kishin simptoma të COVID-19.

Në raportin e Spitalit të Pejës thuhet se janë duke u trajtuar 70 pacientë me COVID-19, prej tyre gjashtë janë në gjendje të rëndë e 29 me oksigjeno-terapi. Nga personeli mjekësor janë të infektuar me COVID-19 gjashtë mjekë, 15 infermierë dhe tre punëtorë të shërbimit teknik.