Vdesin edhe dy persona nga COVID-19
Edhe dy qytetarë tjerë kanë humbur betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, një 67-vjeçe dhe një 73-vjeçe, të dyja nga Tirana, që kishin edhe sëmundje bashkëshoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 376 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Korçë, nga 2 raste në Kukës, Krujë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1637 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
/mediafokus.info/