Vdiq Papa Françesku
Papa Françesku ka vdekur të hënën në moshën 88-vjeçare, ka njoftuar Vatikani.
Vdekjen e tij e ka bërë të ditur kardinali Kevin Ferrell.
Papa vdiq disa javë pasi u lirua nga një spital i Romës, për shkak se u përball me një rrezik të pneumonisë në mushkëri.
“Papa Françesku pati një takim të shkurtër privat që zgjati disa minuta, për të shkëmbyer urimet në ditën e Pashkëve”, thuhet në deklaratë.
Pas meshës së Pashkëve, Papa është shfaqur në sheshin e Shën Pjetrit për të përshëndetur turmën.
Papa dhe zyrtarët e Vatikanit kanë kritikuar disa nga politikat e administratës së Presidentit Donald Trump, dukë përfshirë planet e tij për të dëbuar miliona emigrantë nga SHBA-ja dhe reduktimet e përhapura në ndihmën e huaj e programet e mirëqenies së brendshme. /koha/

