Veç në Gjilan ndodhë kjo, opozita bëhet bashkë me pozitën për ta mundur pandeminë
Në Gjilan, të gjitha subjektet politike janë bashkuar kundër pandemisë. Opozita ka hequr dorë nga roli i saj dhe po kontribuon në përballimin e gjendjes.
Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës, ka falënderuar të gjitha subjektet politike, për pjekurinë e treguar lidhur me bashkëpunimin e tyre konstruktiv, me instancat komunale, për ta tejkaluar sa më lehtë situatën pandemike.
“Kjo pjekuri polike bënë që ne si Gjilan, të jemi komuna e vetme e cila ka një bashkëpunim të shkëlqyeshëm pozitë-opozitë dhe është dëshmi se kur bëhet fjalë për interesin jetik të qytetarëve, ne bëhemi bashkë për t’i orientuar politikat tona publike”, ka thënë Ismajli./medkiafokus.info

