Vehbi Kajtazi: Kurti para 14 vitesh përgjakte rrugët kundër Pavarësisë
Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 14 vjetorin e Pavarësisë po synon që të tjerëve t’ua cënojë lirinë.
Ai në një postim në Twitter ka thënë se Kurti “përgjakte rrugët” para 14 viteve kundër kësaj pavarësie.
Postimi i plotë i Kajtazit:
Ne diten e pavaresise dhe lirise, kryeministri Kurti synon t’ua cenoje lirine te tjereve. Deshira e tij per permbushje po e ben ate arrogant dhe te demshem. Kush i ka faj qe 14 vjet me pare kur te tjeret shpallen pavaresine, ai pergjakte rruget kunder kesaj pavarësie.

