Veliu jep detaje për aksionin në Karaçevë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka dhënë detaje për aksionin e Policisë së Kosovës në Karaçevë të Kamenicës, raporton Mediafokus.info.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Veliu tha se në këtë operacion kanë marrë pjesë 317 zyrtarë policorë të njësive të ndryshme.

“Në operacion kanë marrë pjesë 317 zyrtarë policor, nga njësi të ndryshme. Në lidhje me këtë rast hetimet vazhdojnë ende dhe mund të këtë vazhdim të aksionit edhe në ditët në vijim”, tha Veliu.

Ai bëri të ditur se përveç zonës së kazinove në Karaçevë, operacioni është zhvilluar edhe në Prishtinë, Gjilan, Viti e Lipjan.