Vëllai i 27-vjeçarit që e mbyti zhavorri: Kolegët ia kishin parë këmbët

Vëllai i 27-vjeçarit, që sonte humbi jetën në fshatin Kramovik të Rahovecit, pasi i kishte rënë zhavorri, deklaroi se të ndjerit kolegët ia kishin parë këmbët dhe më pas janë alarmuar.

Ai shtoi se për ngjarjen e kishte marrë vesh pasi e kishin telefonuar rreth orës 18:00 dhe se nuk e di ende nëse i vëllai ka mbetur i vdekur aty në vendngjarje, apo pasi është dërguar në spital, raporton Klan Kosova

I ndjeri ka lënë pas vetes bashkëshorten me tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë të moshave katër, dy dhe njëvjeçare.

Raporti i policisë:

Fsh. Kramovik, Rahovec 03.06.2022 – 18:15. Viktima mashkull kosovar ka qenë në vendin e tij të punës, në rrethana të panjohura ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë. Rasti nën hetime.