Siç merr vesh Sinjali, viktima dhe i dyshuari kanë lidhje familjare, më saktësisht vëllezër.

Kjo ngjarje ka tronditur familjen Miftari, pasi morën lajmin e hidhur për vdekjen e djalit, Auronit.

Auron Miftari mbeti i vdekur si pasojë e therjes me thikë nga vëllai i tij, pasi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, raporton Sinjali.

Vdekjen e tij tashmë e ka konfirmuar ekipi mjekësor i Emergjencës, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.