Vendimet e Kuvendit të LDK-së: Grupi Parlamentar obligohet të respektojë vendimet e partisë
Kuvendi i partisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nxjerrë disa vendime, të cilët i kanë bërë publik sot.
Në pikën e parë, Kuvendi thotë: “Kuvendi përcakton si orientim parësor politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës angazhimin për stabilitet institucional, funksionalizimin e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shmangien e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale”.
Një pikë tjetër për të cilën ka marrë vendim Kuvendi bën fjalë për “respektimin dhe zbatimin e vendimeve të shumicës”.
“Të gjithë anëtarët, zyrtarët, të zgjedhurit dhe përfaqësuesit e LDK-së obligohen t’i respektojnë dhe t’i zbatojnë vendimet e miratuara nga organet kompetente të Partisë, në përputhje me Statutin, përfshirë dhe këtë të sotmin”.

