Veprimi i fundit i Bleros dhe Afronës tregon se gjithqka mes tyre ka mbaruar

Tash e disa javë në media ka qarkulluar lajmi rreth ndarjes së këngëtarit të njohur, Blero Muharremit dhe modeles Afrona Dika.

Tre muaj pa i mbushur tre vjet si të martuar, u raportua se raporti i tyre po kalon në krizën më serioze.

E mesa duket, ndarja e tyre është e pakthim.

Disa javë pasi mbushën portalet me dyshimet për prishje raporti, tashmë ish-çifti kanë vendosur që t’i zhdukin në tërësi gjurmët e njëri-tjetrit.

Ata nuk ndiqen më në rrjete sociale.