Vërshimet në Gjermani i marrin jetën edhe kosovares Vanesa Koxha

Nga përmbytjet në Gjermani ka humbur jetën edhe një vajzë e re nga Kosova.

Një vajzë me prejardhje nga Kosova ka vdekur si pasojë e vërshimeve që ndodhën ditëve të fundit në Gjermani. Bëhet fjalë për Vanesa Koxha, e cila është me prejardhje nga Kaçaniku.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e saj në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se vajza jonë Vanesa Koxha ndërroi jetë nga vërshimi tragjik në Gjermani”.

Vanesa do të varroset po ashtu në Gjermani, ka njoftuar familja./Mediafokus.info