Vetëm në Shqipëri e Mal të Zi – pushime pa kushte
Ulja e ndjeshme e rasteve të reja me Covid, ka rritë dukshëm numrin e qytetarëve të cilët duan të udhëtojnë jashtë vendit, por pengesë mbetet testi PCR.
Vetëm Shqipëria dhe Mali i Zi nuk kërkojnë test për Covid, prandaj janë vendet më të preferuara nga qytetarët.
Megjithatë, lehtësira të konsiderueshme për pushues ofrojnë edhe Turqia dhe Egjipti sa i përket testit PCR dhe masave anti-Covid.
Shumë kosovarë udhëtuan edhe këtë fundjavë drejt bregdetit shqiptar dhe më pak atij malazez, mbase për shkak të kartonit të gjelbër.

