Vetëm një rast pozitiv me COVID-19

Sipas autoriteteve kosovare të shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë i vdekur me COVID-19, derisa pozitiv ka rezultuar vetëm një rast.

Nga 1.419 testime, 1 qytetar ka rezultuar pozitiv në COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 42 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.936.

Në total numri i rasteve aktive është 632.