Vetëm një vend në botë nuk ka mushkonja, a dini cili është ky?
Mushkonjat janë insektet më të bezdishme për njeriun në planet. Në Kosovë e Shqipëri ka shumë të tilla.
Por, ekziston një vend në botë ku nuk ka mushkonja. Arsyeja kryesore e mungesës së mushkonjave në Islandë, është klima.
Gjatë dimrit, temperatura mesatare është zakonisht 1-2 gradë Celcius, ndërsa në verë rritet në rreth 12 gradë Celcius.
Megjithatë, kjo nuk është e vetmja arsye. Arsyet e tjera pse mushkonjat nuk mund të ambientohen në Islandë lidhen me fazën riprodhuese dhe me ujin.
Riprodhimi i këtyre insekteve ndodh gjithmonë në mjedise me lagështi, ku uji duhet të jetë i ndenjur dhe ku ka zona me hije dhe bimësi.