Vetëplagoset me pushkën e gjuetisë
Një person në Keqekollë të Prishtinës, dyshohet se është vetëplagosur me pushkën e gjuetisë. Rasti është cilësuar ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.
Fsh. Keqekoll, Prishtinë 29.12.2020 – 10:00. I dyshuari mashkull kosovar dyshohet se është vet plagosur me pushkën e tij të gjuetisë. Njësit relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar armën dhe 9 fishek. I dyshuari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ku edhe vazhdon kurimin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë.

