Vetëvaret e moshuara në banesën e saj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Lepenicë të Vlorës. Mësohet se një e moshuar është vetvarur dhe është gjetur në banesën e saj nga familjarët, raporton abcnews.al
“Sot, rreth orës 07:55, në fshatin Lepenicë, është gjetur nga familjarët, në banesën e saj, dyshohet e vetvarur, shtetasja L. T., rreth 75 vjeçe”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

