Vetëvrasja e pjesëtarit të FSK-së, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detajet e para lidhur me rastin tragjik të ditës së djeshme, ku një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kreu vetëvrasje, shkruan Mediafokus.info
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se dje rreth orës 15:155, në parkun e Arbërisë, njësiti policor ka hasur në viktimën që dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
Vdekjen e të njëjtit e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Prishtinë 27.12.2020-14:18. Rreth orës 15:55 njësiti policorë në parkun e Arbërisë ka hasur viktimën mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte kryer vetëvrasje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.

