Vetëvritet aksidentalisht me armë një 12-vjeçare
Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur mbasditen e sotme. Një vajzë 12-vjeçare është vetëvrarë aksidentalisht me armë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:05 të ditës së sotme në fshatin Baks të Velipojës. E mitura është identifikuar si shtetësja Esmeralda Gjeka.
Ajo ka qëlluar veten aksidentalisht me armën e gjahut të babait të saj. 12 vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë rrugës.
Ka nisur puna e policisë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe se si e mitura ra në kontakt me armën e zjarrit.

