Elektorati i LDK-së foli fort në Arbëri, Zabel, Velekincë e Lagjen e Vishnjeve

Mikpritje të jashtëzakonshme i kanë bërë sot kandidatëve të LDK-së nga Gjilani qytetarët e Arbërisë, Zabelit, Velekincës e Lagjes së Vishnjeve.

Në emër të lagjeve, Zabel, Arbëria, Velekinca e Lagjja e Vishnjeve, ka folur Avdyl Aliu, i cili tha se kanë vendosur që t’i mbështesin të gjithë kandidatët në mënyrë unanime, sepse janë larg më të mirë se të tjerët.

Ndërkaq, kryetari i Degës, njëherësh kryetar i Gjilanit dhe nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, tha se është krenar për mbështetjen e përhershme nga banorët e këtyre vendbanimeve.

“Jam krenar me mbështetjen e përhershme nga Arbëria, Zabeli, Velekinca e Lagjja e Vishnjeve. Rezistenca që është bërë për të ndërtuar Republikën i takon të gjithë brezave dhe këtë Republikë e kemi amanet që ta ruajmë e ta zhvillojmë sepse këtë e bën veç LDK. Kandidatët tanë janë më të mirë, më të sprovuar dhe më të fjalës, njerëz me integritet të lartë njerëzor e profesional. Meritojnë mbështetjen masive më 14 shkurt. Ju falëmnderit shumë. Kam me mbetë gjithmonë, Luta u juaj”, ka thënë Haziri.

Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët:

Lirije Kajtazi – 6

Imet Rrahmani – 20

Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21

Faton Bislimi – 43

Ramiz Ramadani – 80

Ajet Avdyli – 83