Vetëvritet një person në Bresalc
Një person në Bresalc të Gjilanit ka bërë vetëvrasje.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, togeri Ismet Hashani.
Ai ka bërë të ditur se viktima është i gjinisë mashkullore dhe është shtetas i Kosovës, ndërkohë ende nuk dihet mosha dhe motivi pse ka kryer vetëvrasje.
“Po, mesditen e sotme një person është gjetur pa shenja jete në Bresalc të Gjilanit. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit. Viktima është mashkull, shtetas i Kosovës. Detaje të tjera nuk kemi për momentin”, ka thënë Hashani.

