Vetizolohet kryeministri Kurti, pati kontakt me një zyrtar të infektuar me Covid

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se nuk do të dalë në punë, pasiqë ka pasur kontakt me një zyrtar që ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Ky është njoftimi që e ka bërë vetë Kurti:

Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM).

Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19.

Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin.

Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike.

Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE.

Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë./mediafokus.info