Deputetja e Kosovës e uron gjyshen për ditëlindjen e 105-të
Gjyshja e deputetës së Kosovës, Valdete Idrizi, sot mbush 105 vjet jetë. Sot për ditëlindjen e saj, Idrizi vendosi ta takojë e urojë gjyshen, duke respektuar masat e pandemisë.
“Sot shkova te gjyshja ime Bahtije, me ia uru 105 vjetorin e lindjes. Nuk mujta me e përqafë, as me iu afru më shumë se dy metra, por u morrëm vesh që kur të kaloj pandemia kemi me u përqafë fort dhe kemi me vazhdu me ekskurzionin e radhës. Ajo tha falenderoj të gjithë ata që më urojnë për ditëlindje, e thuaju që veç gëzime paçin. Kjo pra është super gjyshja ime, njeriu më pozitiv dhe më i dashur që njoh. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë këtë super grua. Jemi të bekuar që e kemi!”, ka shkruar Idrizi.