Çmimi i naftës ulet në 68 cent litra

Pandemia ka bërë që çmimi i naftës në tregjet botërore të ulet dukshëm, madje në Amerikë jepet edhe gratis, për t`u liruar nga rezervat e mëdha.

Edhe në Kosovë, ku zakonisht çmimi nuk lëviz shumë, shkaku i marrëveshjeve të fshehta që bëjnë tregtarët, sot shitja është ulur në 68 cent për litër.

Këtu duket se kanë ndikuar edhe gjobat që Autoriteti Kosovar i Konkurencës shqiptoi ndaj një numri të tregtarëve të naftës, të cilët kanë abuzuar me çmimin./mediafokus.info