Mali i Çikës përpak s’i mori jetën 55-vjeçarit

Një 55-vjeçar ka rënë në një greminë në zonën e quajtur Mali i Çikës. Panorama ka sjellë pamje nga momentet kur shpëtohet personi që ra në greminë.

Sias policisë, bëhet fjalë për shtetasin A. A., rreth 55 vjeç, që është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar.

Himarë/Informacion paraprak

Më datë 28.06.2022, rreth orës 11:20, në sallën operative të DVP Vlorë, është marrë njoftim se disa punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë Himarë, ndodhen në malin e Çikës dhe se njëri prej tyre, shtetasi A. A., rreth 55 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar.