Vetura aksidentohet me motorin, një i lënduar

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur në Gjilan, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Rr. Haki Myderizi, Gjilan 28.06.2021  12:50. Ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë një automjet me targa vendore dhe një motoçikletë me drejtues një mashkull dhe një femër kosovarë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit dhe pas tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi.