Vetura godet këmbësorin në këtë fshat të Gjilanit
Një veturë ka goditur një këmbësor të mitur duke i shkaktuar lëndime, njofton policia, shkruan Mediafokus.info
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Velekincë, ndërsa i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit.
Fsh. Velekincë, Gjilan, 27.07.2021 – 11:00. Vozitësi mashkull kosovar me veturë, nga pa kujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar (i mitur). Si pasoj, viktima ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit. Rasti është duke u hetuar.

