Vetura i “hedh në ajër” kalimtarët, të paktën 5 viktima 

Të paktën 5 persona humbën jetën dhe 13 të tjerë mbetën të plagosur, kur një veturë hyri me shpejtësi skëterrë mes kalimtarëve në një kryqëzim.

Videot e siguruara nga një kamera sigurie tregojnë veturën teksa kalon mbi vijat e bardha dhe hedh në ajër kalimtarët, për t’u larguar më pas me shpejtësi nga vendngjarja.

Autoritetet kineze arritën të ndalojnë drejtuesin e mjetit dhe po hetojnë ngjarjen nëse bëhet fjalë për një aksident apo sulm të qëllimshëm. /A2CNN