Vetura në Fushë Kosovë godet dy vetura tjera dhe shkel dy këmbësore

Në Fushë Kosovë ka ndodhur dje një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë tri vetura dhe dy këmbësorë.

I dyshuari mashkull  kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur edhe dy vetura tjera në lëvizje, përfshirë edhe këmbësoret.

Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy viktimat femra kosovare këmbësore dhe viktima mashkull kosovar drejtues i njërës nga veturat, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.