Vetura përfundon jashtë rrugës, vozitësi merr plagë vdekjeprurëse
Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Mirosalë të Ferizjat, ku drejtuesi i veturës, e cila ka dalë jashtë rrugës, ka humbur jetën, njofton policia.
Fsh. Mirosalë, Ferizaj, 25.05.2021 – 15:10. Është raportuar se një mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës. Përveç dëmeve materiale, lëndime vdekjeprurës ka pësuar vetë drejtuesi. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.