Vetura përplas motoçikletën, lëndohen babë e bir
Pasditen e sotme, një makinë Fiat ka përplasur një motoçikletë me të cilën udhëtonte një shtetas me fëmijën e tij të mitur në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Si pasojë, janë plagosur personat që udhëtonin me motoçikletë, të cilët janë dërguar në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e personave të dëmtuar.

