Vetura përplaset me qerren, gjen vdekjen një 77-vjeçar
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku një person ka ndërruar jetë, pas përplasjes së veturës me një qerre që tërhuqej nga kafshët.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:00, në aksin rrugor Savër-Fiershegan (Lushnje), ku shtetasi D. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin furgon tip “Benz” është përplasur me një karrocë që tërhiqej nga një kafshë, në të cilën ndodhej shtetasi K. V., 77 vjeç, banues në Stan Karbunarë.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi K. V. Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryen veprimet procedurale.

