Vetura përplaset në një plep, humb jetën 23-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Plepa-Romanat në Durrës. Sipas njoftimit të policisë një mjet tip “Benz” me drejtues një 23 vjeçar, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjeri shtetasi 23-vjeçar, kurse drejtuesi i mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë.