Gruaja gjendet e pajetë në banesë, dyshohet se ka vdekur muaj më parë

Një 73-vjeçare që jetonte e vetme në një banesë të marrë me qira është gjetur e vdekur. Tvklan mëson se e moshuara banonte në një banesë në bulevardin “Gjergj Fishta” dhe është gjetur e vdekur nga qiradhënësja.

E moshuara mësohet se kishte disa muaj që kishte vdekur, por nuk ishte vënë re nga askush. Sot kur ka shkuar qiradhënësja të interesohej për të, e gjeti të vdekur.

Ajo ka njoftuar policinë dhe tashmë ka nisur hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Po ashtu, mësohet se trupi i viktimës ishte dekompozuar.

Dyshimet janë se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. (foto: ilustrim)