VIDEO / Autori i maskuar ther me thikë në mes të rrugës 29-vjeçarin

Në një klip 16 sekondësh të postuar të shtunën në Twitter nga Policia e New York duket autori i veshur me të zeza, me fytyrën e mbuluar nga një maskë i cili shfaqet duke zbritur nga një biçikletë. Ai sulet me një thikë të madhe drejt një qytetari 29-vjeçar.

Viktima kishte vënë një kapelë bejsbolli dhe maskë të bardhë dhe mbante në duar një qese letre ngjyrë kafe dhe është filmuar duke u përpjekur t’i shpëtojë burrit me thikë.

Sipas policisë, ngjarja u filmua në kamera, në mes të ditës. I plagosuri u godit disa herë në shpinë dhe në krahun e majtë të kraharorit. Policët thanë se viktima nuk e njihte sulmuesin e dyshuar.

Goditja me thikë ndodhi në trotuar pranë një hyrje të metrosë në stacionin e trenit East 63rd Street dhe Third Avenue Q dhe F pak para orës 14:00, tha policia. Burri raportohet se ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore, raporton NYP, transmeton joq.