Video shokuese: Të rinjtë shqiptarë bullizojnë dhe dhunojnë fizikisht shoqen e tyre
Një ngjarje tronditëse është bërë publike nga ‘JOQ’. Në orët e vona të mbrëmjes, është publikuar një video, në të cilën dëgjohet një djalë që dhunon psikologjikisht dhe godet një vajzë. Ngjarja sipas ‘JOQ’ ka ndodhur në Durrës.
Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, djali godet, bullizon dhe e detyron vajzën të bëjnë veprime që ajo nuk do. Sipas asaj që shfaqet në video, e gjitha duket të jetë një shenjë ‘hakmarrje për mikeshën e tij.’
BISEDA:
Djali: Për ça e thu? Ee, për ça e thu? Uli duart.
Vajza: S’të kuptova
Djali: Pse shko dhe thua… Thuaj Kiarës të hëngsha m***. Tani direkte, thuaji…about:blank
Vajza: Më fal o Kiara….
Djali: Do i bësh më këto gabime?
Vajza: Jo
Djali: Po i bëre prap?
Vajza: Më bëj ca të duash
Djali: Ça do të bëj. Të bëj ça të dua unë? Do hash vetëm dajak, a kuptove. Ulu tani në gjunjë dhe puthi këmbët Kiarës.
Vajza: Ca të bëj
Ulu tani dhe puthi këmbës Kiarës, ta mbyllim muhabetin
Vajza që filmon: Mos e mbyll lale
Djali: Puthi këmbët
Vajza: Si ta puth
Djali: Ngreje këmbën Kiara. Puthe këtu…

