‘Vija e plotë’ e lë pa patentë shofer për tre muaj
Policia në Kamenicë, gjatë patrullimit kanë hasur një vozitës duke tejkaluar në vijë të plotë, me çka ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndesh me rregullat e trafikut.
Zyrtarët policorë kanë arritur të ndalin vozitësin dhe atij i kanë shqiptuar një gjobë në vlerë 150 euro, dy pikë negative si dhe i është konfiskuar patentë shoferi për tre muaj, thuhet në njoftim. (foto ilustrim)

