Virusi i mori jetën edhe ish-kryetarit të SBASHK-ut, Ali Shabanaj
Ka vdekur në moshën 72 vjeçare, ish kryetari i SBASHK-ut, Ali Shabanaj, pasi nuk arriti ta mposht virusin Covid-19, me të cilin po luftonte në spital prej disa ditësh.
Shabanaj një jetë të tërë ia ka kushtuar arsimit duke u shquar si profesor shumëvjeçar në Pejë.
Për disa vite, Shabanaj ishte në krye të SBASHK-ut për të mbrojtur të drejat e punëtorëve të arsimit si kryetar i kësaj organizate.
Kujtojmë se Shabanaj po luftonte me virusin korona, derisa ditë më parë u kërkua ndihmë për plazmë gjaku të atyre që e kanë kaluar koronavirusin./eo/

