Virusi korona merr edhe jetën e 12-të në Kosovë
Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot ka vdekur edhe pacienti i 12-të nga COVID-19.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se pacienti ishte spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Ferizaj.
Sipas MSH’së, ai ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
“Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare –Ferizaj.Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim./mediafokus.info

