Më shumë persona në Kosovë kanë vdekur nga gripi i derrit se sa nga virusi corona

Statistikat e MSH-së flasin se në Kosovë më shumë persona kanë vdekur nga gripi i derrit, më 2009, se sa sivjet (2020) nga virusi korona.

Disa krahasime të vogla rreth zhvillimit të tyre në Kosovë i ka sjellë Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë

AH1N1
• Rasti i parë më AH1N1 (Gripi i derrit) në Kosovë është konfirmuar më 27 korrik 2009
• Rasti i parë i vdekjes është shënuar më 24 nëntor 2009
• Për një muaj (24 nëntor-24 dhjetor 2009) nga AH1N1 në Kosovë kanë vdekur 14 persona

SARS-COV-2

• Rasti i parë me Sars-Cov-2 (Covid-19) në Kosovë është konfirmuar më 13 mars 2020.
• Rasti i parë i vdekjes është shënuar më 22 mars 2020.
• Nga 22 mars-17 prill 2020, nga Covid -19 në Kosovë kanë vdekur 11 persona./mediafokus.info