Virusi merr jetë në 13 komuna, mes tyre edhe një 21 vjeçar në Prishtinë

Koronavirusi ka marrë jetë në 13 komuna të Kosovës brenda 24 orëve të fundit. Në mesin e 17 personave që e kanë humbur betejën me COVID-in brenda këtij intervali kohor është edhe një 21 vjeçar nga Prishtina.
Personi më i vjetër në mesin e të vdekurve të fundit, është një 86-vjeçar nga Gjakova.
Personat tjerë u përkasin moshave nga 41, 52 60, 65, 69, 70, 74, 77, 78, 79, 81, 83 vjeç. Përndryshe, numri i vdekjeve me COVID, që kur ka filluar pandemia, vitin e kaluar, e deri tani ka shkaur në 1803./Mediafokus.info