Virusi po rikthehet, sot 3 të vdekur
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon për tre të vdekur me Covid brenda 24 orëve të fundit.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 384 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.008 doza
819.455 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 940 testime 41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.191.
Në total numri i rasteve aktive është 642.

