Virusi rikthehet furishëm në Itali, 31 mijë të infektuar
Virusi rikthehet furishëm në Itali, 31 mijë të infektuar. Ditën e premte, Ministria Italiane e Shëndetësisë bëri të ditur se numri i rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19 në vend arriti në 31.084, çka përbën numrin më të lartë që nga shpërthimi i epidemisë.
Në shtetin fqinj u raportuan 199 viktima në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 38,321.
Italia ka raportuar gjithsej 647.674 raste të konfirmuara. Ndër 325,786 raste aktive ekzistuese, 1746 ndodhen në kushte kritike.

