Nënkryetari i Gjilanit reagon ashpër ndaj vendimit të Qeverisë për kufizimin e orarit të gastronomisë

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për kufizimin e orarit të gastronomisë, raporton Mediafokus.info.

Ja reagimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë,

Masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë së Republikës, po e dëmtojnë rëndë jetën publike, institucionale dhe veçanërisht atë ekonomike. Kufizimi i punës për gastronomët nuk është asgjë tjetër, përveçse, kufizim i gjendjës ekonomike të punëtorëve, por edhe vetë ekzistencës së këtyre bizneseve.

Këto masa nuk mund ta ruajnë shëndetin e qytetarëve. Qytetarët janë shumë të bindur t’i kontribuojnë këtij procesi duke respektuar masat primare, por jo edhe duke ia vështirësuar jetën që edhe ashtu e kanë të mbushur përplot mllef nga gjendja e rënduar ekonomike. Të reflektojmë bashkërisht përpara se të reflektojë ndonjë revoltë qytetare.

#bashkeiadalim