Virusi sfidon globalizimin
Përmblodhi dhe përshtati: Bashkim Bajrami
Kriza e virusit Korona, ka ndikuar negativisht në shumë aspekte, si politike, sociale dhe ekonomike.
Kriza ndikoi që të përkeqësohen marrëdhëniet Amerikë-Kinë. Por edhe BE-ja u treguan jo efektive duke mos iu dalë në ndihmë shteteve më të prekur nga virusi korona, si p.sh Italisë.
BE-ja nuk ka një projekt të qartë si ta luftojë e të përballet me Koronën, si në aspektin politik po as në aspektin ekonomik, ngase secili shtet i ka mbyllur kufijtë. Evropa po kërkon mënyrën se si ta kënaq popullin e saj në zgjedhje, se çka t’ju ofrojë?!
Globalizmit i ka ardhur fundi, e ka vështirë të rimëkëmbët përsëri. Kjo jep të kuptohet se globalizmi më shumë ka qenë si emër i zmadhuar, se sa që e ka luajtur rolin e vet.
Prej tani e deri në vitin 2022, do të transferohet bota në fazën e “sistemit ndërkombëtar”, e jo në globalizëm. Do të anulohen “marrëveshjet shumëpalëshe”, e nuk do të realizohen në këtë krizë.
Shtetet që kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme apo kufizim të lëvizjes, kanë qenë një provim se sa është në gjendje populli të iu nënshtrohet rregullave strikte të shtetit e me gjoba.
Sistemi demokratik është i rrezikuar si shkak i konfliktit dhe kundërshtimeve inatçore ndërmjet shteteve. Do të kërkohet një sistem tjetër më stabil për të mirën e qytetarëve.
Ministri i mbrojtjes së Amerikës ka deklaruar se Amerika i ka tri projekte kryesore në botë: “Nën një Kina, nën dy Kina dhe nën tre Kina”.
Amerika, gjegjësisht Presidenti Donald Tramp ka gjasa që para zgjedhjeve presidenciale të hy në luftë me Kinën për tri arsye: Që të tregoj fuqinë ushtarake; të bëhet komandanti suprem i ushtrisë dhe fitoren ndaj Kinës, ta llogarisë si fitore të vetën në mënyrë që të tërhiqen kundërshtarët e tij politik.
Pas luftës që pritet ta ketë Amerika me Kinën, detyrimisht do të ulën në tavolinë, për zgjidhje të problemit dy palësh.
Prej vitit 2021 do të formohet bota e re me udhëheqje të përbashkët ndërmjet Amerikës e Kinës, duke synuar që Amerika të marrë hise më të madhe.
Ndoshta do të hyjë edhe ndonjë shtet tjetër me ndikim të madh. Prej vitit 2020 deri 2025 do të jemi në mjegull.
(Dr. Talal Ebu Gazale, prej ekspertëve më të njohur të Ekonomisë)
/mediafokus.info/

