Visari ishte vëlla i dy motrave dhe baba i dy vajzave

Vdekja e papritur e mjekut Visar Huruglica ka prekur thellë zemrat e gjilanasve, për faktin se ai ishte një djalosh shembullor dhe një profesionist i shkëlqyeshëm, shkruan Mediafokus.info

Visar ishte djali i vetëm në familjen Huruglica, vëlla i dy motrave dhe baba i dy vajzave.

Visari i respektonte bashkëqytetatët e tij dhe ishte i gatshëm kurdoherë t’i ndihmonte ata, gjë që dëshmohet me pjesëmarrje masive në varrimin e tij.

Visari iku në moshë të re, por la pas vete kujtime të mira te gjilanasit, të cilët do ta kujtojnë përherë për vlerat e tij njerëzore e profesionale. /Mediafokus.info