Viti: Arrestohet i zoti i shtëpisë pas gjuajtjes me armë në një aheng
Në fshatin Dobresh të Vitisë, pas pranimit të një video-incizimi ku shihen disa persona duke shtënë me armë, policia ka arritur ta identifikojë lokacionin dhe pronarin e shtëpisë ku është shtënë me armë i cili është arrestuar.
“Gjatë intervistimit i dyshuari mashkull kosovar ka pranuar se gjatë një ahengu familjar kanë shtënë me armë. Nga i dyshuari janë konfiskuar dy pistoleta me gaz. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë/mediafokus.info/

